'Tempulli 3'/ Operacion antidrogë në Tiranë, 19 në pranga, 5 në kërkim! Mes të arrestuarve Armando Xheladini! Sekuestrohen 1.2 kg kokainë

12 Korrik 2024, 13:11 | Përditesimi: 12 Korrik 2024, 15:09

Tirane- Një operacion antidrogë për ekzekutimin e 24 urdhërarresteve është ndërmarrë nga policia e Tiranës e cila ka sekuestruar mbi 1.2 kg kokainë.

Bëhet fjalë për një grup kriminal që merrej me shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve të forta narkotike.

Gjykata ka caktuar ‘Arrest me burg’ për 19 persona.

E.H/Shqiptarja.com