‘Tempulli 3’/ Shisnin drogë në lokalet natës e afër shkollave, 20 në pranga, 10 në kërkim! Sekuestrohet 3.5 kg kokainë! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani

2 Maj, 09:45 | Përditesimi i fundit: 2024-05-02 13:40:01

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 35 masa arresti. 20 kanë rënë në pranga, 10 persona janë në kërkim, ndërsa 5 masa janë komunikuar në qeli. Pjesë e grupit është edhe Enea Sulejmani, i cili u kap me 1 kg kokainë në makinë më 22 mars dhe përplasi agjentët e antidrogës. Me të bashkëpunonte dhe efektivi i RENA-s Ervis Shkurta.