Një grup që shpërndante kokainë, droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës është goditur nga policia e Tiranës.
Në prokurorinë e Tiranës janë referuar materialet për 2 procedime penale. Pas një hetimi disamujor janë siguruar prova ligjore për 28 shtetas.
Në kuadër të fazës së parë e operacionit 'Tempulli 4' janë arrestuar 24 persona, 9 prej të cilëve janë të arrestuar më parë ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit, vijon puna për arrestimin e 4 personave të tjerë.