Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme disa vajza të mbuluara me shami që protestonin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Vajzat dëgjohen teksa bëjnë rezistencë duke thënë “mos më prek me dorë” dhe “jam në trotuar”.
Në një moment, shihen protestuesit e tjerë që i dalin përpara furgonit të policisë dhe mundohen ta bllokojnë duke u përplasur me efektivët.

















