Tensione në Kuvend/ Deputetët e PD-së hedhin sende në drejtim të Ramës, kryeministri largohet nga salla

29 Tetor, 11:43 | Përditesimi: 29 Tetor, 11:43

Deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Rama është larguar nga salla e Kuvendit pas votimit për projektligjin “Për Bankën e Shqipërisë”.