Tensione para bashkisë së Tiranës, Rithemelimi e Partia e Lirisë përplasen me policinë heqin gardhin metalik! Tymuese e molotov drejt derës

19 Prill, 14:58

Një grup militantësh mbështetës të Rithemelimit dhe e Partisë së Lirisë protestuan sërish sot para bashkisë së Tiranës. Nuk munguan momentet e tensionit kur pati përplasje me policinë por dhe u hodhën disa tymuese dhe molotov. Ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat.