Tensionet Greqi-Turqi/ Mitsotakis takime urgjente me liderët grekë! Franca e SHBA në krah të Athinës

24 Korrik 2020, 14:08

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe lideri i opozitës greke Aleksis Tsipra, janë takuar për rreth një orë e gjysmë në kuadër të një seri takimesh urgjente infromuese  rreth tensionit të fundit të shkaktuar pas shpalljes së një NAVTEX-i nga Ankaraja, e cila  kërkon të eksplorojë për rezerva të gazit natyror në një pjesë të ujërave territorial greke, veprim ky që ka shkaktuar edhe mobilizimin ushtarak të trupave greke në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Pas takimit Mitsotakis tha se nuk duhet të ketë asnjë tolerancë ndaj veprimeve të paligjshme të Turqisë kurse ish kryeministri Tsipras u shpreh se “Duhet të pengohet që anija turke Oruc Reis të veprojë brenda shelfit kontinental grek, ashtu si dhe vepruam me sukses në tetor të vitit 2018. Gjithashtu rekomandova – duke ndjekur marrëveshjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Italinë, për të zgjeruar ujërat tona territoriale me 12 milje në detin Jon, të intensifikohen negociatat edhe me Egjiptin në përcaktimin e një zone ekskluzive ekonomike me të, dhe nëse kjo nuk mund të arrihet, të zgjerojmë ujërat territoriale të Greqisë në jug dhe në lindje të Kretës me 12 milje detare”,

Nga ana tjetër Franca është rreshtuar në krah të Greqisë.

“Νuk duhet të leëmë sigurinë tonë në Mesdhe në duart e të tjerëve. Do të doja të përsëris solidaritetin e plotë të Francës me Qipron, por edhe me Greqinë përballë shkeljeve sovranitetit te tyre nga ana e Turqisë  - ka shkruar në Tëitter presidenti Emmanuel Macron, pas takimit me homologun e tij qipriot.