Tensionet me Serbinë/ Pas kthimit nga SHBA, Rama viziton nesër Kosovën me ftesë të Albin Kurtit

26 Shtator 2021, 17:39

TIRANË- Nesër kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me homologun e tij Albin Kurti. Kjo vizitë vjen në mes të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Mes dy krerëve të qeverive pritet të ketë diskutime edhe për incitivat rajonale si 'Open Balkan' në të cilat Kosova ka refuzuar të marrë pjesë. Vizita vjen pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti. Ky takim do të mbahet në Prishtinë, ndërsa pritet të nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit, për të vijuar me diskutimet më të rëndësishme që prekin të dyja vendet, deri në orët e pasdites.