Tensionet në veri të Kosovës, kreu i Listës Serbe tenton negociatë me KFOR! Ushtarët: S’tërhiqemi, ju s’mbani premtimet! Këtu ka strukturë kriminale

31 Maj 2023, 15:42

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori po ndjek situatën e tensionuar nga afër në veri të Kosovës. Kreu i Listës Serbe u përpoq të negocionte me ushtarët e KFOR. Ushtarët e KFOR e refuzuan tentativën për negociatë nga Rakiç pasi sipas tyre një retorikë të tillë e patën edhe ditën e hënë por nuk mbajtën premtimet. Ky refuzim, sipas kreut të Listës Serbe do të nxisë tensione edhe më të mëdha.