Tensionohet situata në Leposaviç, huliganë serbë thyejnë veturat e disa mediave nga Shqipëria

30 Maj 2023, 14:41

Në Komunën e Leposaviçit në Kosovë është tensionuar sërish situata. Raportohet se disa huliganë kanë sulmuar dhe dëmtuar disa vetura të mediave nga Shqipëria.

Njëri nga gazetarët i televizionit A2 ka bërë të ditur se ata kanë qenë brenda veturës, kur në drejtim të tyre janë hedhur tulla. Ngjashëm, është sulmuar edhe vetura e gazetës Panorama.