Tentativa për grabitje në Prush të Tiranës, disa persona të dyshuar! Pamjet e kamerave po krahasohen me ato të grabitjeve të tjera

11 Dhjetor 2023, 12:37

Hetuesit e Komisariatit nr. 6 kanë tashmë disa persona të dyshuar në lidhje me autorët e grabitjes me armë të 9 dhjetorit në Prush të Tiranës. Për të shkuar drejt një konfirmimi, hetuesit po kryejnë verifikime dhe krahasime të pamjeve të kamerave të sigurisë edhe të ngjarjeve të mëparshme, sidomos të argjendarisë në Kamzë.