Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK mbyll hetimet! Dërgon për gjykim ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, Kep Rapin dhe 2 të tjerë

15 Maj, 16:27

SPAK ka dërguar për gjykim ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni, ish-policin Dejvi Gjermeni dhe Rexhep e Algert Rapin. Të katërt akuzohen se kanë bashkëpunuar për të vrarë Xhevdet Plakun në shtator 2019, por plani u dështoi pas u tërhoq Gjermeni. Porositës ishte i forti i Sukthit, Rexhep Arapi.