Tentoi të abuzonte me një 13-vjeçare, Gjykata e Lezhës lë në burg policin Kol Kola

7 Maj 2021, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2021-05-07 14:19:24

Gjykata e Lezhës jep arrest me burg për policin Kol Kola i cili tentoi të përdhunonte një të mitur 13-vjeçare.

Efektivi para trupës gjykuese ka thënë se e gjitha ngjarja është e inskenuar, duke mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. “Ngjarja e sajuar”, ka thënë ai.