Tentoi të fuste 100,460 paund në Shqipëri përmes Portit të Durrësit! Arrestohet 30-vjeçari, vinte nga Anglia

12 Gusht 2023, 10:43 | Përditesimi: 12 Gusht 2023, 11:25

Rreth 100,460 paund janë gjetur të fshehura në një çantë dore në portin e Durrësit, ku një 30-vjeçar, i cili vinte nga Anglia është arrestuar pasi u kap në tentativë për të futur paratë e padeklaruara në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Diafet Palushi, 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

LR/Shqiptarja.com