Tentoi të kalonte kufirin me pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 45 vjeçari në Morinë (EMRI)

20 Prill 2023, 09:36 | Përditesimi i fundit: 2023-04-20 12:35:57

Një 45 vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi u kap me armë zjarri në tentativë për të kaluar kufirin.

Në pranga ka rënë 45 vjeçari i identifikuar si Florin Dumani të cilit pas kontrollit të bërë i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.