Tentoi të trafikonte drejt Francës një pistoletë, arrestohet 21-vjeçari në Portin e Durrësit

23 Gusht 2023, 09:23

Një 21-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi i është gjetur një armë zjarri të cilën po e trafikonte drejt Francës. Valmir Ademi me origjinë nga Kosova, por rezident në Francë, e kishte fshehur armën në automjetin tip "Fiat 500".