Fatjon Kocaj, 36-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar që të vrasë me thikë Avdurraman Shametajn.
36-vjeçari banues në Vlorë, dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), Avdurraman Shametajn, 65 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.















