Tentuan të trafikonin drejt Italisë 13 kg heroinë të fshehura në autobusin e linjës ‘Durrës-Milano’, arrestohet pronari dhe shoferi i mjetit

30 Prill 2023, 10:11 | Përditesimi i fundit: 2023-04-30 13:21:41

Dy persona janë arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pas zbulimit të më shumë se 13 kilogramëve heroinë të fshehura në një autobusin me destinacion Italinë. Në pranga kanë rënë Mikel Pici, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, pronari i firmës së linjës së autobusëve  “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.