11 persona janë marrë në pyetje lidhur me vrasjen e biznesmenit 52 vjeçar Çajup Selimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në derë të shtëpisë në Tepelenë. Komshinjtë dhe të afërmit e biznesmenit kanë deklaruar se i ndjeri nuk ishte problematik dhe se nuk kishin dëgjuar që ai të kishte pasur konflikte më parë. Vrasja e 52 vjeçarit, i ka tronditur komshinjtë të cilët shprehen se u ka ardhur si “bombë”.
“Këtu ka shkuar mirë në lagje sa ka qenë këtu. Ka një dyqan që tregton një magazinë me grurë e misër çjanë këto. Skam qenë këtu”, tha një prej tyre.
Për mua ai mirë se e kam njeriun tim. Nuk e di a ka pasur konflikte, por nuk e besoj”, shtoi një tjetër.
“A ka më keq më e dhimbshme. E njihnin i kemi shtëpitë ngjitur, ne na ra si bombë”, deklaroi një fqinje.
“Të tronditur jemi se mirë sna vjen”.
“Janë të mirë i njohim. Nuk kishim dëgjuar të kishte konflikte me dikë tjetër”.
















