Tepelenë/ Shiste doza kanabisi në afërsi të shkollave, arrestohet 65-vjeçari, procedohet një tjetër

6 Mars, 11:09

Vijojnë intensivisht dy megaoperacionet policore “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.

Policia ka arrestuar një 65-vjeçarin J.G. dhe ka nisur një procedime në gjendje të lirë për L.S., 42 vjeç të dy banues në Tepelenë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të implikuar në veprimtari kriminale u vu në pranga J.G. gjatë kontrollit më pas në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 600 g kanabis, 500 fara kanabis, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro si dhe 2 celularë.