Tërmet me magnitudë 6.7 në Peru, panik në Lima! Asnjë viktimë, dëme në zona të banuara

21 Nëntor, 09:54 | Përditesimi: 21 Nëntor, 09:54

Lëkundjet u ndjenë në shumë rajone të vendit, përfshirë Limën, Callao, Ica, Pasco dhe Huánuco. Në rajonin e Junín u raportuan dëme në ndërtesa banimi dhe objekte publike, përfshirë spitalin e Pichanaqui-t dhe disa struktura universitare në Chanchamayo. Në Ulcumayo u raportuan 14 banesa të dëmtuara.

K.Ta/Shqiptarja.com