Tërmeti 5.4 ballë në Mal të Zi, Ormëni për Report TV: U pasua nga 35 pas goditje!

14 Mars, 12:00

Tërmeti tronditës në Mal të Zi orët e para të mëngjesit të sotëm u diskutua në 'Sot Live në Shqipëri' me sizmiologun Rrapo Ormëni. Ai u shpreh në lidhje Skype për Nertil Agalliun, se ky tërmet u ndje në shumë vende përveç Malit të Zi, si Kroacia, Bosnja, Kosova, Shqipëria dhe Italia. 

'Është një tërmet që është ndjerë në të gjitha këto vende Mal i Zi, Kroaci, Bosnje, Kosovë, Shqipëri, Itali. Me një popullatë me 10 milionë banorë. 5.4 ishte magnituda me intensitet 7-8 Hyn tek tërmetet e cekët. Është tërmet mesatar. Tërmet të tilla janë në një perimetër që është karakteristikë në të gjithë rajonin Kroacinë Bosnjen, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë. Tërmetet të tilla kanë rënë deri në 6.' thotë Ormëni.

Nga ana tjetër, sizmiologu shton se u pasua nga 35 pasgoditje, të cilat janë normale. Rajoni i Mesdheut thotë ai është rajoni ku ndodhin 15% të tërmeteve në botë.