Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona

7 Nëntor 2022, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2022-11-07 15:20:09

Rreth tre vite pas tërmetit të 26 nëntorit, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka shpallur të pafajshëm 4 persona ndërsa 3 të tjerë janë dënuar me nga 1 vit burg që konvertohet në shërbim prove. Mes të pafajshmëve është Artur Terziu, pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona.