KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në banesat e prekura nga tërmeti në Korçë, ku është zotuar banorët do të futen në shtëpitë e tyre para se të vijë dimri.
I shoqëruar nga kreu i emergjencave Civilie, Haki Çako si dhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama tha se aktualisht 120 shtëpi janë në rikonstruksion, 40 të tjera do të ndërtohen nga fillimi e ndërsa në 10 ditët e ardhshme do të nis puna për rikonstruktimin e banesave në Qafzezë dhe më pas në Ersekë.
Në këtë takim, nuk kanë munguar edhe batuta nga kreu i qeverisë dhe një banore.
Banorja: Zoti kryeministër unë vetëm nga ty pres. Kam ato shtëpitë aty ngjyrë blu, por më thonë se nuk do t'i bëjnë se janë ngjyrë blu.
Rama: Jo moj pse, ngjyra blu është e bukur