Tërmeti tragjik në Turqi, gazetari për Report Tv: Familjarët presin në ankth nëse do i shohin të gjallë familjarët e tyre! As hoteli ku fle s’është i sigurt

13 Shkurt 2023, 12:55

Një javë pas tërmetit tragjik në Turqi, gazetarët vijojnë të tregojnë tmerret që u duhet të përballen në terren. Shifrat alarmante kanë bërë që banorët të humbin shpresën. Në një intervistë për Report Tv me Nertil Agalliun, gazetari Sylejman Kllokoqi rrëfen se me sa tension përballen të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit që kanë shkuar në terren për të dhënë ndihmë teksa përballen me tensionin e madh teksa familjarët presin me ankth nëse i kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat të afërmit e tyre.