Borë në gusht, zbardhet Marmolada në Dolomites, termometri shënon -6 gradë celsius

5 Gusht 2023, 22:57 | Përditesimi i fundit: 2023-08-05 22:59:11

Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë.

Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje bore në majën e Marmolada, teksa mëngjesin e sotëm, streha e Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, sipas disa videove të postuara në rrjetet sociale.