Territorialja nesër në Kuvend, miratimi në ‘fije të perit’! PD: Aksion brenda, protestë jashtë! Berisha: T’u faktojmë shqiptarëve se Ramës i intereson vetëm karrigia

7 Tetor, 17:10 | Përditesimi: 7 Tetor, 17:10

Nesër në Kuvend pritet miratimi i hartës së re territoriale sipas draftit të socialistëve, i kundërshtuar nga opozita, këshillat bashkiakë por edhe dy deputetë në radhët e tyre. Mazhoranca është përballë sfidës për të siguruar 84 votat, ndërsa opozita paralajmëron aksion brenda e jashtë Kuvendit, me një protestë kombëtare, që do të shihet nëse do të nxjerrë mes flamingove edhe kreun e PD-së, Sali Berisha apo deputetët e tij.

    E.H/Shqiptarja.com