‘Territorialja’/ Rrogozhina kundër shkrirjes me Kavajën, banorët gati për të dërguar peticion! Thirrje Begajt që të mbrojë bashkinë

1 Gusht, 20:33 | Përditesimi: 1 Gusht, 20:33

Qytetarë të Rrogozhinës janë mbledhur në një tubim mbrëmjen e sotme në sheshin kryesor të qytetit kundër projektit të reformës territoriale. Reforma parashikon shkrirjen e bashkisë Rrogozhinë duke e bashkuar me Kavajën. Qyteti i Rrogozhinës sipas banorëve është një nyje e rëndësishme në qendër të Shqipërisë me një popullsi prej 22 mijë banorësh me 5 njësi administrative, 28 fshatra dhe një qytet.

E.H/Shqiptarja.com