Testim ‘ekstra’ për mjekësinë, garuesit nisin konkursin! Bllokimi i diplomës për 5 vite ndikon në pjesëmarrje, studentët skeptik për ligjin e ri

14 Gusht 2023, 17:51

Gara për të fituar të drejtën e studimeve në degën ‘Mjekësi e Përgjithshme ‘ ka nisur që këtë të hënë me testimin e informatizuar ku maturantët testohen nëpërmjet 50 pyetjeve të alternuara në lëndët biologji, fizikë, kimi dhe rezultatet u shfaqen automatikisht në monitor pas përfundimit.