Tetori 30 °C lë stok veshjet e vjeshtës, kërkohen të shkurtra! Tregtarja: Mallin do e paketojmë ta kemi për 2024-n

5 Tetor 2023, 17:17

Temperaturat e pazakonta të tetorit, me njerëzit që bëjnë ende plazh, kanë prekur edhe bizneset e veshjeve. Rrobat e trasha për stinën e vjeshtës e të dimrit, po mbeten stok, dhe nuk po shiten pavarësisht se i gjen të ekspozuara në çdo vitrinë. Me të nxehtin deri në 30 gradë, qytetarët kërkojnë të blejnë ende veshje me të shkurtra