Teuta likuidon Kastriotin dhe vijon e qetë në krye, Skënderbeu i merr pikë edhe Laçit! Apolonia zyrtarisht bie nga kategoria

13 Maj 2021, 19:04

Teuta ka siguruar të paktën edhe për një javë vendin e parë në Superligë pasi sot ka marrë tre pikët në transfertën e vështirë kundër Kastriotit me rezultatin 1-2. Aktualisht durrsakët ndodhën në krye me 62 pikë, 4 më shumë se Partizani që sonte luan derbin me Tiranën.

Ndërkohë te fitoret është rikthyer Vllaznia që ka mposhtur minimalisht 0-1 Bylisin dhe aktualisht ndodhet 5 pikë larg Teutës. Sakaq një pikë tejet të rëndësishme ka marrë Skënderbeu që ka barazuar pa gola kundër Laçit, ndërsa Kukësi ka fituar 3-0 kundër Apolonisë, me këtë të fundit që ka zbritur zyrtarisht nga kategoria.