Texas, një afrikano-amerikan u lidh me një litar nga dy oficerë me kuaj, policia publikon videon

4 Tetor 2019, 13:54

Departamenti i policisë i Galveston, në Texas, u detyrua të kërkojë falje, pasi dy agjentët e saj lidhën një njeri me çrregullime mendore pas një kali, duke e tërhequr zvarrë në rrugë.

Incidenti ndodhi në gushtin e kaluar por vetë sot policia publikoi videon.

Në imazhe shihet afrikano-amerikani, me duar të lidhura pas shpinës, i shoqëruar nga rojet me kuaj.

Fotografitë e dala fillimisht në qarkullim, kishin ngjallur zemërim dhe kritika nga shumë njerëz që ishin shprehur në mediat sociale.

"Është një teknikë që ne përdorim çdo here – u përgjigj policia në një deklaratë zyrtare, "Por ne e kuptojmë perceptimin negativ dhe do ta konsiderojmë të përshtatshme këtë praktikë”.

Disa grupe të të drejtave civile janë shprehur se imazhet video na kujtojnë keqtrajtimin historik të skllevërve.

    No videos found.