Thaçi mandaton sot Kurtin si kryeministër por lideri i VV refuzon ftesën: Ndodhem jashtë Prishtinës

27 Dhjetor 2019, 13:30

Kuvendi i Kosovës u konstituua dje, ndërsa sot Presidenti Hashim Thaçi so kishte planifikuar t’i japë mandatin Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re.

Por lideri i LVV-së Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim.

Nga VV kanë bërë të ditur për median kosovare se ftesa e Thaçit ka arritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, e se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin e vendit.

Kjo pasi që sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës. Po sipas tyre, më vonë Thaçin do të njoftohet për ditën dge orën e mundshme të takimit me Thacin.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja.

Thaçi do ta mandatonte sot në orën 13:00 kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, por ky i fundit nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re, pasi negociatat me LDK-në e Isa Mustafës dështuan për shkak të pretendimeve për postin e Presidentit, që ndau dy partitë.

Mister mbetet se cfarë do të ndodhë në vijim, nëse do të ketë tentativa të tjera nga Vetëvendosje për koalicion me LDK-në. Isa Mustafa u shpreh dje se mund të votojë Albin Kurtin për kryeministër, ashtu sikur votoi kryetarin e Kuvendit nga Vetëvendosje dhe më pas partia e tij të dalë në opozitë.

"Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK si pengesë se po deklarojë se LDK është e gatshme të heq dorë nga kërkesat për përgjegjësi, duke ia lënë këto pozita VV. LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne.

Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka” deklaroi ai.