Mblidhet Kuvendi i Kosovës! Glauk Konjufca zgjidhet kryetar nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje

Sot në orën 15:00 u mblodh Kuvendi i Kosovës. 

Në mbledhjen konstituive të legjislaturës së 7-të të Kuvendit të Kosovës, pas verifikimit të kourumit dhe 120 mandateve të 14 subjekteve politike nga ana e Komisionit, drejtuesi i seancës Jahja Kokaj ftoi deputetët të betoheshin.  

Pika e parë e rendit të ditës ishte formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kourumit dhe mandateve.

Kryesuesi i Komisionit u caktua nga rradhët e LVV, Albulena Haxhiu. Si anëtarë nga LDK u caktua Armend Zemaj, nga PD Ganimete Musliu, kurse subjektet e tjera caktuan si anëtarë Rasim Selmanaj, Sllavko Simiç, Albulena Bala Halimi, Rasim Demiri, Fidan Zhëllta, Veton Berisha, Emilia Rexhepi, Ethem Arifi, Elbet Krasniqi, Adem Hoxha dhe Albert Kinovi.

Kuvendi, ku të pranishëm ishin 111 deputetë, më pas votoi përbërjen e komisionit të përkohshëm për çertifikimin e kourumit dhe verifikimin e mandateve.

Deputeti i dytë më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca u zgjodh kryeparlamentar me 75 vota për, 27 kundër dhe një abstenim. 

Propozimin e Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës e bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti.

“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të Kosovës është deputeti ynë, Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti.

Zgjedhja e Konjufcës për kryetar të Kuvendit është votuar edhe nga deputetët e LDK-së.

Glauk Konjufca, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës falenderoi deputetët për votën dhe besimin e dhënë. Ai falenderoi gjithashtu qytetarët e Kosovës pë besimin e dhënë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Kurti: Treguam qytetërim demokratik që nuk e bllokuam konstituimin e institucioneve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës tregon qytetërim demokratik.

Ai në një prononcim të shkurtër për media ka thënë se shpreson që do të tejkalohen të gjitha pengesat dhe do të krijohet edhe Qeveria.

“Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies. Prandaj, jam i bindur që me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë, ne nuk kemi bllokuar konstituimin e institucioneve”.

“Me dashamirësinë dhe me interesin e përgjithshëm para çfarëdo interesi tjetër besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi edhe qeveri të re ashtu siç patëm edhe Kuvend të ri”.

Ai nuk ka treguar nëse do të takohet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën së shpejti, por ka thënë se kontaktet me të i ka të rregullta.

“Ne jemi në kontakt të rregullt. Me siguri që do të kemi komunikim, bashkëpunim dhe takime”.

I pari i Vetëvendosjes ka thënë se nuk është befasi zgjedhja e Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, njofton Klan Kosova.

“Unë nuk e di kush sa ka qenë në dijeni, por nuk mendoj që mund të ketë qenë befasi”.

Ora 17:50
Thaçi vihet në lëvizje pas konstituimit të Kuvendit, kërkon sa më shpejtë qeverinë e re

Pas konstitutimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe i pari i vendit, Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida përpara të cilët kërkojnë unitet për t’i tejkaluar.

Sipas presidentit Thaçi partitë politike duhet të lënë anash mospajtimet dhe të krijojnë sa më shpejtë institucionet e reja të Republikës së Kosovës.

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës” ka shkruar Thaçi.

Në legjislaturën e VII-të, Glauk Konjufca është zgjedhur kreytar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa nënkryetarë, Arbërie Nagavci, Kujtim Shala e Memli Krasniqi.

Ora 16:02
Glauk Konjufca zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i dytë më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca u zgjodh kryeparlamentar me 75 vota për, 27 kundër dhe një abstenim 

Propozimin e Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës e bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti.

“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të Kosovës është deputeti ynë, Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti.

Zgjedhja e Konjufcës për kryetar të Kuvendit është votuar edhe nga deputetët e LDK-së.

Glauk Konjufca, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës falenderoi deputetët për votën dhe besimin e dhënë. Ai falenderoi gjithashtu qytetarët e Kosovës pë besimin e dhënë.

Ora 15:41
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, pritet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe dy nënkryetarëve

Mbledhja konstituive e legjislaturës së 7-të të Kuvendit të Kosovës, pas verifikimit të kourumit dhe 120 mandateve të 14 subjekteve politike nga ana e Komisionit, drejtuesi i seancës Jahja Kokaj ftoi deputetët të betoheshin.  

Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin 111 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 29 vende në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28, Partia Demokratike 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ka 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

Pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe dy nënkryetarëve të Kuvendit.

Kujtojmë se partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Vetëvendosja dhe LDK-ja në këtë seanca shkojnë pa marrëveshje për koalicion qeverisës.

Ora 15:31
Kuvendi i Kosovës, mblidhet Komisioni i Verifikimit të Mandateve, Albulena Haxhiu nga LVV kryetare

Ka nisur punimet legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës. Seanca e hapjes u drejtua nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, i cili përshëndeti fillimisht trupin diplomatik, deputetët dhe qytetarët e Kosovës.

Pika e parë e rendit të ditës ishte formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kourumit dhe mandateve.

Kryesuesi i Komisionit u caktua nga rradhët e LVV, Albulena Haxhiu. Si anëtarë nga LDK u caktua Armend Zemaj, nga PD Ganimete Musliu, kurse subjektet e tjera caktuan si anëtarë Rasim Selmanaj, Sllavko Simiç, Albulena Bala Halimi, Rasim Demiri, Fidan Zhëllta, Veton Berisha, Emilia Rexhepi, Ethem Arifi, Elbet Krasniqi, Adem Hoxha dhe Albert Kinovi.

Kuvendi, ku të pranishëm ishin 111 deputetë, më pas votoi komisionin e përkohshëm për çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe verifikimin e mandateve.

Ora 12:55
LDK bën ofertë të re për Vetëvendosjen, Isa Mustafa: Votojmë Kurtin kryeministër dhe dalim në opozitë

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit.

Pas saj Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë takim të sotëm është diskutuar për seancën e konstituimit të Kuvendit që të thirrur për sot në orën 15:00.

Ai ka dhënë ofertën e re për Vetëvendosjen para se të shkohet në seancën konstituive të Kuvendit, njofton Klan Kosova.

“Duam që ministritë t’i kemi, 5 për LDK dhe 5 për VV, nga një nënkryetar i kuvendit sipas kushtetutës i takojë secilit nga grupet. LDK propozon kandidatin për President që plotëson të gjitha kushtet dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit, LVV t’i ipet një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetej 6:4, nga momenti që zgjedhjet presidenti”.

“LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, ndërkaq më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me President do të mbesim me shtatë kurse ata me 10. Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK si pengesë se po deklarojë sot se LDK është e gatshme të heq dorë nga kërkesat për përgjegjësi, duke ia lënë këto pozita VV”.

“LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne”.

“Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka”.

“Për sot me Kushtetutë i takon që VV ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Për propozimin e Kurtit të fundit, ne konsiderojmë që ata dëshirojnë ta zhbëjnë marrëveshjen që kemi pasë më parë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliria e bashkuar: 26/12/2019 16:35

    Urime Kosova

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim