Thatësira ul me afro 5 metra nivelin e Fierzës brenda tetorit, rrezikohet prodhimi i energjisë! Importet i kanë kushtuar KESH-it 114 mln euro këtë vit

18 Tetor, 13:10 | Përditesimi: 18 Tetor, 13:10

Bien ndjeshëm prurjet në kaskaden e lumit Drin. Situata po reflektohet kryesisht ne Liqenin e Fierzës, ku niveli këtë fundjavë shënon kuoten e 262 metra mbi nivelin e detit.

Rënia e ndjeshme e prurjeve dhe thatësira e zgjatur kanë shtuar shqetësimet për prodhimin e energjisë elektrike dhe nevojën për importe nga tregjet e huaja. Në fillim të muajit tetor, niveli i Fierzës ishte 266.95 metra, ndërsa aktualisht ka zbritur me afro 5 metra të tjerë. Krahasuar me kuotën maksimale prej 296 metrash, liqeni ndodhet rreth 34 metra posht kuotës maksimale. 

E.H/Shqiptarja.com