Thellohet kriza energjetike, një megavat kapërcen në 511 euro! Vetëm në korrik u importuan 67 mln euro, qeveria paralajmëron kufizim të dritave në shtator

25 Korrik 2022, 17:24

 

Çmimi i energjisë elektrike ditën e sotme do të kapë vlerat më të larta pas shifrave të marsit të këtij viti. Në bursën hungareze një megavat energji sot kushton 510.22 euro, nga 550 euro që ishte rekordi në mars, menjëherë pas luftës në Ukrainë.