Thellohet tragjedia e aksidentit në Tiranë! Fuoristrada ra në humnerë, 2 të vdekur! 33 vjeçari ndërroi jetë në spital! Identifikohet viktima tjetër

22 Korrik 2023, 09:48

Thellohet tragjedia e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2023. Fuoristrada tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy të rinj ra në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Denis Çali, 33 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme u dërgua në spital mësohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.