Theth, mungon pastërtia në fshatin më të vizituar nga të huajt! Kompania e pastrimit mbledh mbetjet 2 herë në javë

4 Prill, 21:22

Prej vitesh fshati turistik i Thethit vuan mungesën e ambientit të pastër edhe pse kompania e kontraktuar nga bashkia kryen evadimin dy herë në javë. Pronarët e bujtinave kërkojnë shërbime të shtuara nga bashkia, siç është vendosja e kontejnerëve për diferencimin e mbetjeve në burim.