Komisariati nr.3 si çdo komisariat ka një pjesë të patrullave në pika kontrolli dhe një pjesë tjetër në patrullim sipas sektorëve të përcaktuar, për parandalimin e ngjarjeve dhe për sigurinë publike.
Ndonëse në këto ditë njoftimet për ngjarje, konflikte, vjedhje apo për vepra të tjera penale janë ulur ndjeshëm, puna e policëve vijon. Efektivi Vladimir Haslika na tregon se 1 ditë më parë kishte arrestuar një djal të ri sepse gjatë kontrollit i ishte gjetur drogë ndërsa ai kishte shkelur dhe Aktin Normativ pasi kishte dalë nga banesa në orën 17:30. Nga kontrolli djalit i ishin gjetur disa qese farmaceutike me kanabis. Momentet e ndalimit dhe prangosjes së djalit i transmetojmë ekskluzivisht në Emisionin 112 ndërsa përveç procedimit penal ai mori dhe gjobë për shkeljen e orarit të kufizimit të lëvizjes.