Patrullim në rrugicat e Tiranës gjatë shtetrrethimit, policia në front kundër COVID-19 / Emisioni 112

TIRANË - Efektivët e Policisë së Shtetit, ashtu si mjekët, prej gati një muaj janë në frontin e parë ndaj COVID-19. Por si ka ndryshuar puna e këtyre djemëve dhe vajzave të veshur me uniformën blu gjatë këtyre ditëve të vështira që po kalojmë?! 

Në këtë episod të 18-të të Emisionit 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri, jemi me efektivët e Komisariatit Nr.3. Përgjatë një turni të plotë prej 8 orësh, ju tregojmë nga afër punën e tyre dhe vështirësitë që po kalojnë ndërsa si të gjithë ne, edhe ata janë të rrezikuar nga Koronavirusi. 
Do ta nisim patrullimin në rrugët dhe rrugicat e kryeqytetit, në pasdite, pas orës 13:00 kur dhe është e ndaluar lëvizja e qytetarëve në përpjekje për ta ngadalësuar përhapjen e virusit. Jemi me punonjësin e policisë së Komisariatit Nr.3 Vladimir Haslika i cili na shpjegon detyrën e tij. Në bazë të Aktit Normativ të Qeverisë, një nga detyrat për Uniformat Blu së fundmi është këshillimi i qytetarëve që dalin nga banesat por edhe marrja e masave administrative ndaj atyre që dalin nga shtëpitë pa asnjë arsye pas orës 13:00, kur dhe kufizohet lëvizja e lirë.

Teksa patrullojmë në rrugicat e lagjeve të Tiranës rreth orës 16:20, përpara na dalin disa fëmijë që po luanin në rrugë dhe sapo shohin policinë largohen me vrap nëpër banesa ndërsa efektivët e policisë këshillojnë prindërit që ti mbajnë brenda. 

Rrugët e Tiranës janë thuajse bosh gjatës pasdites, por ka edhe raste të qytetarëve që dalin për cigare në portat e banesave të tyre por që një gjë e tillë nuk mund të tolerohet nga policët në orarin e kufizimit të lëvizjes jashtë banesës. Gjatë patrullimit me efektivët pati disa raste të tilla, të cilët u këshilluan nga patrullat e policisë dhe iu kërkua që të futen në banesat e tyre. 

Komisariati nr.3 si çdo komisariat ka një pjesë të patrullave në pika kontrolli dhe një pjesë tjetër në patrullim sipas sektorëve të përcaktuar, për parandalimin e ngjarjeve dhe për sigurinë publike. 

Ndonëse në këto ditë njoftimet për ngjarje, konflikte, vjedhje apo për vepra të tjera penale janë ulur ndjeshëm, puna e policëve vijon. Efektivi Haslika na tregon se 1 ditë më parë kishte arrestuar një djal të ri sepse gjatë kontrollit i ishte gjetur drogë ndërsa ai kishte shkelur dhe Aktin Normativ pasi kishte dalë nga banesa në orën 17:30. Nga kontrolli djalit i ishin gjetur disa qese farmaceutike me kanabis. Momentet e ndalimit dhe prangosjes së djalit i transmetojmë ekskluzivisht në Emisionin 112 ndërsa përveç procedimit penal ai mori dhe gjobë për shkeljen e orarit të kufizimit të lëvizjes.

Gjatë patrullimit në "Don Bosko" një i moshuar del para makinës së policisë, ai u thotë efektivëve se kishte dalë nga spitali dhe kërkonte ta dërgonin në shtëpi. Për patrullat e policisë është i ndaluar transporti i qytetarëve ndërsa ata e këshillojnë të moshuarin të kthehet në spital ose të marr 127 për të lëvizur me autoambulancë. 

Këto dhe shumë ndodhi të tjera që ndodhën gjatë 8 orëve që ne qëndruam me patrullat e komisariatit Nr.3 mund ti ndiqni duke parë emisionin e plotë 112 në You Tube.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin