Thikat dhe dorezat e hekurit gjenden lehtësisht online, avokati për Report Tv: S’duhet të zhdoganohen, kur konstatohen të njoftohet policia

23 Maj 2023, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2023-05-23 18:36:16

Armët e ftohta si thikat, dorezat apo sende të ngjashme mund të blihen lehtësisht në internet, siç edhe u provua nga një verifikim i thjeshtë i Report Tv.

Avokati Alban Duraj thotë se armët e ftohta s’duhet të zhdoganohen apo të shiten. Në një intervistë për Report Tv në emisionin 'Sot Live në Shqipër', avokati u shpreh se në momentin që porositën jashtë vendit, produktet shoqërohen me dokumentacion përkatës dhe nëse konstatohen armë të tilla të ftohta duhet të njoftohen autoritetet ligjzbatuese. Sipas Durajt në vendin tonë s’ka dyqane që  janë të licensuara për shitjen e këtyre armëve të ftohta.