Thirret në Prokurori zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi: Jam shantazhuar nga dy persona

25 Nëntor 2019, 15:06

Katër ditë pas Presidenti Ilir Meta deklaroi se zëdhënësi i tij ishte shantazhuar, Tedi Blushi, është thirrur nga Prokuroria e Tiranës. Thirrja për Blushin mësohet se është bërë mesditën e kësaj të hëne.

Ndërkohë sapo ka dalë nga Prokuroria Tedi Blushi ka deklaruar se është kërcënuar nga dy persona në dy gjuhë të ndryshme. Sipas tij njëra telefonatë kërcënuese i ka ardhur në shqip ndërsa shantazhi i dytë ka qenë në gjuhë të huaj të cilën nuk e ka bërë të ditur.Ju përgjigja ftesës së prokurorisë për të dhënë më shumë sqarime lidhur me një telefonatë që kam pasur mëngjesin e 21 nëntorit për shkak të detyrës sime pas një statusi në ‘Facebook’. Kam dhënë gjithë sqarimet e dhurua dhe të nevojshme. Pres të ma thotë prokuroria. Kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në gjuhën shqipe dhe të huaj dhe më është kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik për shkak të detyrës. Për të gjitha këto kam vënë në dijeni organin e akuzës. Janë detaje që s’do doja t’i bëja publike përsa kohë kam besim të prokuroria, organi i akuzës, që do të nxjerrë në dritë të drejtën shumë shpejt. Prokuroria është njohur me të gjitha faktet. Sapo kam marrë këtë telefonatë, pas disa orësh i jam drejtuar organit të akuzës, ku i kam vënë në dijeni për çfarë ka ndodhur. Kam besim tek drejtësia. Janë çështje që i kam sqaruar shumë mirë në prokurori dhe besoj se do t’i sqaroj në një moment të dytë” tha Blushi.