Rita Ora ndez sheshin 'Skënderbej', e veshur me flamurin kuqezi nis koncertin me këngën 'Ritual': Faleminderit që keni dalë nga shtëpia për të më ndjekur

6 Shtator 2022, 21:30 | Përditesimi i fundit: 2022-09-06 22:21:39

Rita Ora ka dhuruar një koncert madhështor sonte në sheshin ‘Skënderbej’. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte veshur me flamurin kuqezi dhe koncertin e nisi me këngën 'Ritual', të cilën e ka në bashkëpunim me DJ Tiesto.