Thirrja 'Rama ik' zhvendoset në ndeshjen Skëndërbeu-Tirana!

24 Nëntor 2019, 13:46

KORÇË- Më pak se një javë pas thirrjeve "Rama ik", të të rinjve të FRPD-së në Air Albania Stadium, e njëjta histori është përsëritur sërish në një stadium, por këtë herë në ndeshjen Skëndërbeu-Tirana e cila u luajt në Korçë ditën e djeshme.

Në minutën e 54-t të ndeshjes "tifozët" e një tribune kanë thirrur ''Rama ik!'' për disa minuta, të cilat janë fiksuar nga kamerat.

Nuk dihet ende nëse, ashtu si në ndeshjen Shqipëri-Francë, edhe kjo thirrje është e dirigjuar nga të rinjtë demokratë.

Ndonëse një episod i pakëndshëm që ka ndodhur jashtë botës së futbollit, PD ka nxituar të bëjë një reagim lidhur me të. Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka. Ai ka postuar video nga thirrja e tyre duke e shoqëruar me një deklaratë politike.

"I vetmi ndryshim qe kërkojnë  dhe presin Shqiptaret është largimi i Ramës.

“Rama Ik” është britma qe ushton kudo!

Sa më shpejt të ik aq me mire për shqiptarët po dhe për atë vetë.

Tanimë e ka “fituar” një faqe ne histori... do te kujtohet si njeriun qe beri spastrimin me te madh te shqiptareve nga vendi i tyre. Ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do te kthehen ne makth dhe do ti rezervojnë atij fatin e çdo diktatori ne Europë", shkruan Paloka.