Thirrjet e Berishës për dorëheqjen e Ramës, Alibeaj për Report TV: Hipokrizi politike! SPAK nuk është nën kontroll politik të askujt

16 Janar, 14:57 | Përditesimi: 16 Janar, 14:57

Në një intervistë për Report TV, Enkelejd Alibeaj deklaroi se mesazhi i fundit i SHBA-ve konfirmon mbështetjen e fortë për SPAK, një strukturë që sipas tij nuk është nën kontroll politik të askujt. Alibeaj cilësoi kërkesën e Sali Berishës për dorëheqjen e kryeministrit si hipokrizi politike, duke qenë se shfrytëzon dosjet hetimore të SPAK dhe e sulmon atë në të njëjtën kohë. Pikërisht kjo sjellje sipas Alibeajt, ka bërë që protestat e opozitës të rrudhen dita ditës. 

I.M/Shqiptarja.com