Thuhet se nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën! Luiz Ejlli i vë vulën thashethemeve, sqaron raportin e Kiarës me nënën e tij

17 Qershor 2023, 13:47

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien e nënës së tij dhe Kiara Titos, gjatë një koncerti në mes të skenës para qindra fansave, duke hedhur poshtë aludimet se ato të dyja nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën.

Gjithçka nisi që pas kurorëzimit të dashurisë së Kiarës dhe Luizit në finalen e madhe të BBV, familjarët e Luiz Ejllit nuk morën pjesë, madje as nënë e tij dhe kjo i bëri fansat të dyshojnë se familja e Luzit është kundër lidhjes së tyre.