Timonin që deshe ta dhamë, tani mos na ço në greminë'! Dita e pestë e grevës në Ballsh

17 Shkurt 2020, 13:59

BALLSH-Greva e punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçëm ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa 16 punëtorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në marrjen e 27 pagave të prapambetura që kanë. Grevistët shprehen se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre.