Dita e tretë e grevës në Fier, rëndohet gjendja shëndetësore e 16 punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem

FIER- Sot punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçëm, kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë. 16 punëtorët kërkojnë që të marrin pagat që sipas tyre ka prej 27 muajsh që nuk i marrin. Gjendja shëndetësore e grevistëve ka filluar të rëndohet për shkak të mungesës së ushqimit.

Grevistët shprehen se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. Ndërkohë ditën e djeshme ata kanë thënë se nuk do të ndalen deri në marrjen e rrogave të plota. Për të parë gjendjen e tyre shëndetësore kanë ardhur mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit.

"Gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet dhe ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Ka filluar dehitratimi. Kam qenë edhe në 6 të mëngjesit. Janë rënduar shumë. Janë me tension, janë rëndë." doktor Shefqet Zylali. 

Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar. Greva e urisë ishte e paralajmëruar edhe më herët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
PD në mbështetje të 16 grevistëve: Ju vetësakrifikoheni, pushtetarët festojnë

Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të 16 grevistëve nga Fieri, Patosi dhe Mallakastra, të cilët prej 3 ditësh vijojnë grevën e urisë. Ish deputeti Luan Baçi ka akuzuar qeverinë dhe pushtetarët se me 'shpirtkazmërinë e tyre nuk shqetësohen aspak nga gjendja e tyre shëndetësore por vijojnë të festojnë pushimet dhe jetojnë në relaks'. PD akuzon dhe e cilëson të turpshme se këta 'pushtetarë' se nuk duan t'ia dinë për gjendjen e grevistëve. Grevistët prej tre ditësh po refuzojnë ushqimin në shenjë proteste pasi prej 27 muajsh nuk po marrin rrogat, ndërsa këmbëngulin se do t'i shkojnë deri në fund nismës së tyre deri në marrjen e pagave.

Postimi i plotë i ish deputetit Luan Baçi

Në ditën e tretë, të grevës së urisë, të punonjësve të pompave të ujit, të nënstacionit, në Ballsh. Asnjë interesim nga pusht...etarët, asnjë shqetësim, për ta.

Me shpirtkazmërinë e tyre, me ligësinë që i karakterizon, njëlloj si lideri i tyre psikopat edhe këta, po vazhdojnë të festojnë shën valentinin, edhe sot, jetojnë si në parajsë. Dje në 14 shkurt, e festuan festën me administratën, në orën 13 të mesditës, punonjësit e administratës së Kadastrës, të Drejtorisë së Targave dhe Patentave, të Tatimeve...etj...u larguan nga zyrat drejtë vendeve të relaksit....kolektivisht, nostalgjia e kolektivitetit.

Sot si duket bëjnë formalitetet serioze...

Do të vazhdojnë dhe nesër...që javë të filloj sa më e mbarë.

Banorët e Mallakastrës, në greve urie, kërkojnë pagat, e prapambetura, kanë fëmijët pa bukë.

Po sakrifikohen, për të sensibilizuar, pusht ...etarët, po bëjnë thirrje, kryetarëve të bashkive, Fier, Patos dhe Mallakastër, po bëjnë thirrje, Deputeteve të zonës, por këta janë të zënë, me punët e stinës....në këto ditë pushimesh dhe relaksi...

Turp 100 here turp.

Qytetarë të Mallakastrës, Fierit, Patosit, ju punonjës të nderuar të uzinës, ju grevistë, që po vetësakrifikoheni me të drejtë për bukën e fëmijeve tuaj.

Jemi me ju, në mbështetje tuaj, të gatshëm, të bashkohemi me ju për kauzën tuaj të drejtë,

Ju jeni vëllezërit tanë.

Mos prisni t'ju kuptojnë qeveritarët e sotëm, ata janë shkaku, që ju nuk paguheni, ata i marrin parat tuaja, ata janë pronaret e vërtetë të uzinës, ata bëjnë gjithçka të keqe ndaj jush.

Mos u besoni disa "drejtuesve " te protestave tuaja, qe janë shefa ne uzine, ata bashkëpunojnë, me pusht...etaret, ata paguhen nen dore, për te manipuluar protestën tuaj te ndershme.

Bëhuni bashke, marshoni paqësisht, kërkoni mbështetjen, e bashkëqytetareve, te çdo banori, te çdo politikani, te çdo lloj krahu qofte.

Këtu bëni dallimin :

I thërrisni te gjithë drejtuesit e qarkut, deputetet, te te gjitha forcave politike dhe shikoni ,kush do jete i gatshem, te vije bashke me ju dhe t'u mbështesë ne kauzën tuaj te drejte.

Dhe do te shikoni, se menjëherë do t'u thonë disa nga pseudo drejtuesit, qe keni aty :

"Jo politike jo politike", kjo thënie mashtruese, prej manipulatorëve te paguar, ju mban te izoluar, pa përkrahje.

Mos lejoni t'u manipulojnë, ju jeni ne te drejtën tuaj.

Ne jemi me ju, ne ju mbështesim.

Ora 11:44
Në grevë urie për 'djersën e ballit', punëtori në Fier flet me lot në sy: Ka vajtur sa nuk mban më puna

16 grevistët të cilët prej tre ditësh po refuzojnë ushqimin në shenjë proteste pasi prej 27 muajsh nuk po marrin rrogat, janë shprehur se do t'i shkojnë deri në fund asaj që kanë nisur. Ndërkohë një nga grevistët i quajtur Petrit Mukaj ka shfaqur problem shëndetësore, mjekët i kanë kërkuar që të bëjë serum ndërsa vetë ai shprehet se do të vazhdojë grevën. Ai me lot në sy shprehet se është baba i katër fëmijëve ndërsa si burim të vetëm të të ardhura ka patur punën në stacionin elektrik dhe të pompimit në Poçem.

"I sëmurë jam. Doktori më tha je për serum, do ti përgjigjem mjekësisë, por do vij prapë në grevë. Kam katër fëmijë. Kam vajtur në fund fare. Asgjë nuk kam. Ka vajtur sa nuk mban më puna." tha një grevist i cili ka shfaqur edhe probleme shëndetësore.

Ndërkohë grevistët e tjerë janë shprehur se kushti kryesor i tyre që të dalin nga greva është pagesa e rrogave të prapambetura ndërsa më pas janë të gatshëm që të bisedojnë për kontratën.

"Kam 25 vjet që punoj. Keq për makineritë më vjen që po shkatërrohen se po vijnë njerëz që nuk dinë. Mund të plasi transformatori. Do të përvëlohen atje. Po u shkatërrua kjo këtu do ngelemi përjetë pa ujë." tha një grevist.

"Gjenda jonë është e rënduar, me tension të lartë e të ulët. Kërkesat tona dihen se kush janë kërkojmë rrogat e prapambetura dhe më pas shikojmë kontratën në vazhdim. Nuk kemi parë asnjë përfaqësues së shtetit. As deputetin e zonës. Po të ishin për vota do vinin këtu direkt. Ka ardhur vetëm një sekretar i prefektit. Se kemi parë shtetin këtu fare." tha një grevist tjetër.

Ora 11:26
Punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem prej tre ditësh në protestë! MIE: Nuk kemi aksion pronësie në rafineri

1581594522_puntoretnegrev.jpg

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka reaguar lidhur me grevën e punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Ajo thotë se është takuar me përfaqësuesit e punonjësve për ndërmjetësuar me palën operuese të rafinesrisë për pagat e munguara, ndërsa shton se nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në veprimtarinë e kompanisë.

Reagimi i plotë

Përfaqësues të MIE kanë takuar përfaqësuesit e punonjësve për të ndërmjetësuar me palën operuese të Rafinerisë për pagesat e munguara.

MIE nuk ka asnjë aksion pronësie në Rafineri dhe gjithë angazhimi ndërmjetësues i saj i deritanishëm ka qenë në kuadër të përgjegjësisë sociale për të ndihmuar punonjësit e rafinerisë.

Rafineria e Ballshit është në pronësi të kompanisë Allum Energy dhe është marrë me qira nga kompanitë Tosk dhe Bylis. MIE nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në veprimtarinë e saj.

Ministria dhe shteti shqiptar nuk kanë asnjë aksion në rafineri. Pronar 100% është Allum Energy, kompani me pronësi azere.

Përpjekjet kanë qenë dhe janë gjithnjë të krijojnë hapësirë biznesi pa asnjë pengesë për investitorë, që mund të punojnë në kushtet në të cilat është uzina. Nuk ka shumë interes të shprehur për të. Ashtu sikurse publiku është tashmë i informuar, problemet e vjetra lidhen me privatizimin e saj të dështuar dhe falimentimin e Armos.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KritikAbsolut: 15/02/2020 12:01

    Mire MIE nuk paska asnjnje aksion ose nuk qenka aksionere por keta zoterinjte qe vijne e ikin pa paguar taksat dhe rrogat me ke i lidhin kontratat per blerjen apo shfrytezimin e ketyre pasurive kombetare! Pra zoterinj te MIE ju jeni ata te cilet firmosni ne mes te 2 paleve sepse toka eshte shqipetare dhe fatkeqesisht e perfaqesoni ju. Pra nqs keta pronaret e djeshem te sotem ata te neserm qe perdorin pasurite kombetare ato milionat euro garanci qe lejne tu konfiskohen dhe te paguhen borxhet. Prandaj jeni ju MIE prandaj eshte shteti qe te mbroje interesat e shtet-asve te vet. Ndryshe per cfare ju duam ju ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend