TIMS/ Dokumenti që zbuloi skandalin me ish punonjësin e IT Veizaj, nuk dorëzoi kodet, futi 5 emra ‘të privilegjuar’ në sistem! 4 thjesht punonjës, po Tedi Malaveci? E dekonspiroi Muçaj

9 Qershor, 15:01

Një ish punonjës i IT në policinë e Shtetit nuk kishte dorëzuar që prej vitit 2020 kodet e programit të disa sistemeve në TIMS, ndërsa kishte ndërhyrë në sistem duke regjistruar 5 pasaporta të 5 personave të ndryshim që të mos figuronin fare të dhëna. Nga këta është edhe emri i Tedi Malavecit, që duhet sqaruar se pse duhet të ishte pasi s’ka asnjë lidhje, ndërsa 4 të tjerët janë ish punonjës dhe nuk kanë asnjë lidhje me krimin siç pretendon opozita.