Tirana bëhet gati të mikpresë ish-presidentin amerikan, Rama mbërrin në Rinas ku pritet të zbresë avioni i Bill Clinton

3 Korrik 2023, 14:48

E gjithë Tirana po përgatitet për ardhjen e ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton. Pritet që nga momenti në moment avioni pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit.

Gazetari i Report TV Sokol Dema informon se ka një prani të madhe të forcave të policisë rrugore të cilat përpiqen të menaxhojnë qarkullimin rrugor.  

Vihet re prani e forcave shqiponja pranë aeroportit që pritet ë shoqërojnë eskortën e presidentit Clinton.

Ndëkohë Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.